Please enter at least 3 characters.

Vëllezërit Zeneli me Elsfborgun shokojnë Romën në Ligën e Evropës 

2024/10/Screenshot-2024-10-03-225136.png

Elfsborg ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 1-0 në fazën e parë të Ligës së Evropës. Suedezët e nisën ndeshjen me dyshen Arbër dhe Besfort Zeneli nga minuta e parë.Pjesa e parë nuk është se solli shumë gjëra, deri në minutën e 40-të, kur vendasit fituan penallti.Michael Baidoo i Elfsborg ishte i saktë në  pika e bardhë për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nuk është se ishte më e mirë se sa e para, me shumë pak raste shënimi.Në minutën e 76-të, Roma tentoi me Lorenzo Pellegrinin, i cili nuk arriti të shënonte.Deri në fund nuk kishte më gola dhe klubi suedez mori tri pikë ndaj Romës. /Telegrafi/