Please enter at least 3 characters.

Vëllai e ther vëllanë me thikë në Pejë

2017/06/therje.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti kishte therur me thikë vëllan e tij.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një fjalosje, e kishte sulmuar fizikisht duke e therur me thikë vëllan e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor", njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/