Vedat Muriqi vlerësohet lartë pas golit në derbi ndaj Besiktasit
Fenerbahce ka triumfuar ndaj rivalit të madh lokal, Besiktasit, me rezultat 3-1 në derbin e javës së 16-të në Superligën e Turqisë.
Vendasit verdhekaltër i janë kthyer fitores në kampionat duke arritur ta fitojnë një derbi të dominuar ndaj Besiktasit.
Golat në këtë takim u shënuan nga Max Kruse (23’), Ozan Tufan (32’) dhe shqiptari Vedat Muriqi (58’) dhe Atiba Hutchinson (45+) për mysafirët.
Për sulmuesin kryesor të Përfaqësueses së Kosovës ishte goli i dhjetë këtë sezon në kampionat, ndërsa ka shënuar edhe një gol të kupë.
Paraqitja e prizrenasit në këtë derbi u vlerësua lartë, pasi Muriqi ka qenë njëri nga lojtarët me notën më të lartë këtë ndeshje.
25-vjeçari u vlerësua me notë 7.7, ndërsa vetëm dy lojtarët u notuan më lartë se Muriqi.
Nota e Muriqit dhe lojtarëve tjerë të Fenerbahces:


