Please enter at least 3 characters.

Vedat Muriqi do ta kërkojë largimin nga Mallorca, gjithnjë e më pranë Fenerbahces

Sulmuesi Vedat Muriqi pritet që nesër (29 maj) të takohet me drejtuesit e klubit të Mallorca, ku do t’iu bëjë kërkesë për t’u larguar.

Fenerbahce dhe Galatasaray kanë shprehur interesim të madh për yllin e Kosovës që pritet të largohet nga skuadra spanjolle, meqenëse kjo e fundit ra në La Liga 2.

Interesim për Muriqin kanë disa skuadra, por dy rivalët e përbetuar turk kanë marrë hapat e parë. Në bazë të raportimeve të mediave turke, lojtari nga Prizreni tashmë e ka refuzuar Galatasarayn shkaku që dikur ishte pjesë e Fenerit.

“Fanatik” raporton se Muriqi e ka bërë prioritet rikthimin te Fenerbahce, ndërsa pritet edhe t’i kërkojë nesër Mallorcas që ta zbresin klauzolën e lirimit në mënyrë që largimi të jetë më i lehtë.

“Vedat Muriqi do të takohet me menaxhmentin e Mallorcas të premten. Futbollisti pritet të kërkojë zbritje në çmim për ta lehtësuar procesin e transferimit”.

“Muriqi nuk e ka pranuar ofertën e Galatasarayt dhe i ka falënderuar për interesimin”, thuhet ndër të tjera.

Ndërkohë, Muriqi edhe kërkoi pak pushim prandaj edhe nuk është me Kosovën për miqësoret e qershorit, mirëpo pritet të rikthehet në shtator kur të nis Liga e Kombeve./Telegrafi/