Veç edhe 6 vende të lira për ekspozues në EXPO REAL KOSOVA 2026
Interesimi i madh nga kompanitë e sektorit të ndërtimit dhe patundshmërive ka bërë që shumica e hapësirave ekspozuese të rezervohen tashmë për EXPO REAL KOSOVA 2026. Organizatorët bëjnë të ditur se kanë mbetur vetëm edhe 6 vende të lira për kompanitë që dëshirojnë të jenë pjesë e edicionit të dytë të panairit më të madh të ndërtimit dhe patundshmërive në vend.
EXPO REAL KOSOVA 2026 do të mbahet më 24, 25 dhe 26 korrik në Prishtina Mall, duke mbledhur në një vend kompani nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni që operojnë në fushën e ndërtimit, patundshmërive, materialeve ndërtimore, arkitekturës, dizajnit dhe teknologjive inovative për sektorin.
Panairi pritet të vizitohet nga mijëra qytetarë, investitorë, blerës potencialë, profesionistë të industrisë dhe përfaqësues të institucioneve, duke krijuar një mundësi unike për prezantim, rrjetëzim dhe zhvillim të partneriteteve të reja biznesore.
Nëse jeni kompani ndërtimi, agjenci e patundshmërive, prodhues apo distributor i materialeve ndërtimore, ofrues i zgjidhjeve teknologjike ose studio arkitekture dhe dizajni, kjo është mundësia ideale për të prezantuar produktet dhe shërbimet tuaja para një audience të gjerë dhe të interesuar.
Organizatorët u bëjnë thirrje kompanive të interesuara që të rezervojnë sa më shpejt hapësirën e tyre, pasi vendet e mbetura janë të kufizuara dhe rezervimet po vazhdojnë me ritëm të lartë.
Mos e humbni mundësinë për të qenë pjesë e EXPO REAL KOSOVA 2026 dhe për të prezantuar biznesin tuaj para mijëra klientëve dhe investitorëve potencialë.
Rezervo tani një nga 6 vendet e fundit të lira për ekspozues.


