Please enter at least 3 characters.

Vdes një tjetër gazetar derisa po raportonte për Kampionatin Botëror

2022/12/katar-1.jpg

Një tjetër gazetar ka vdekur papritur teksa raportonte nga Katari për Kampionatin Botëror, vetëm 48 orë pasi Grant Wahl ndërroi jetë.

Fotoreporteri i Katarit Khalid al-Misslam, i cili punonte për televizionin Al Kass, vdiq të dielën (dje).

“Al-Misslam, një gazetar nga Katari, vdiq papritur teksa raportonte për Kampionatin Botëror”, shkroi Gulf Times në Twitter.

“Ne besojmë në mëshirën dhe faljen e Allahut për të dhe i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes së tij”.

Rrethanat rreth vdekjes së Al-Misslam janë të paqarta në këtë fazë.

Wahl vdiq papritur nga një atak i raportuar në zemër ndërsa raportonte për ndeshjen çerekfinale të Holandës kundër Argjentinës në Doha.

Mediat amerikane thanë se Wahl u rikthye në vendin e tij gjatë kohës shtesë përpara se gazetarët e tjerë të thërrisnin për ndihmë.

Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ai ka ndërruar jetë më vonë në mënyrë tragjike.

Gazetari po mbulonte Kampionatin e tij të tetë Botëror dhe u bë i njohur më shumë në turne kur pretendoi se iu refuzua hyrja në një ndeshje, pasi kishte të veshur një fanellë me ngjyra ylberi. /Telegrafi/