Please enter at least 3 characters.

Vdes një grua në Prizren, pasi zjarri ia përfshiu shtëpinë

2021/01/zjarr-pallat1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e saj në Prizren.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Nysret Seharsoy”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/