Please enter at least 3 characters.

Vdes një fëmijë 14-vjeçar nga gripi në Shkup

2017/01/Klinika-e-Sëmundjeve-Infektive.jpg

Nga Klinika Universitare për sëmundje infektive për shkak të sëmundjes së gripit ka ndërruar jetë një fëmijë 14-vjeçar, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Në Klinikën Universitare për sëmundje infektive për shkak të komplikimeve nga gripi ka ndërruar jetë një fëmijë 14-vjeçar", njoftojnë nga Klinika për sëmundje infektive.

Fëmija më herët ka qenë i sëmurë nga paraliza cerebrale.

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, deri në fund të muajit të kaluar janë paraqitur 3.209 raste me simptomat e gripit.

Ky është rasti i pestë i vdekjeve nga gripi./Telegrafi/