Please enter at least 3 characters.

Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

2024/06/aksidenti-fushe-kosove.jpg

Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njëri personat e lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Zonën Industriale në Prishtinë.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori thotë se nga ortopedia pacienti ishte sjellë pa shenja jete.

“Po, ka qenë në Ortopedi. E kanë sjellur pa shenja jete”, deklaroi Govori.

Në aksidentin e rëndë mbrëmë ishin të përfshira pesë vetura.

Derisa si pasojë e këtij aksidenti katër mbetën të lënduar, njëri prej tyre rëndë.