Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë
23/03/2026
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunën e Podujevës, ku dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, sot është konfirmuar edhe vdekja e të dyshuarës kryesore për këtë rast.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e SHSKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
"Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja 31 vjeçare ka ndërruar jetë në Q. Emergjente", tha ajo.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:40 në fshatin Majac ku në vendin e ngjarjes u gjet i vrarë I.B nga Obiliqi.
Më herët është konfirmuar edhe vdekja e 73-vjeçares M.G e cila ishte e plagosur.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për motivet që quan tek kjo tragjedi. /Telegrafi/


