Please enter at least 3 characters.

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familja nga Gjilani sot mban konferencë për media

2021/05/1592471922_durres-600x360-1.jpg

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e helmimit nga ushqimi.

Sipas raportit fillestar nga Policia e Shqipërisë, dyshohet se viktimat kishin konsumuar kërpudha.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy mjekë në Manëz për veprën “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit nga Kosova.

Lidhur me këtë rast, familjarët nga Gjilani sot do të mbajnë konferencë për media në orën 11:00. /Telegrafi/