Vazhdon renovimi i Shkollës Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë
04/09/2026
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se punimet në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini” po vazhdojnë me ritëm të mirë.
Bulliqi ka bërë të ditur se ka parë nga afër progresin e punimeve, duke theksuar se shumë shpejt Podujeva do të ketë edhe një shkollë moderne.
Sipas tij, objekti i ri shkollor do të përfshijë kabinete profesionale, laboratorë dhe palestër sportive, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit. /Telegrafi/


