Please enter at least 3 characters.

Vazhdon dialogu në Bruksel, Asociacioni nuk është temë e bisedimeve

2016/11/Edita-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-5-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka udhëtuar në Bruksel së bashku me delegacionet përkatëse për të marrë pjesë në takimet e dialogut për çështjet e drejtësisë, telekomit dhe menaxhimit të integruar të kufirit (IBM).

Në takimet që do të mbahen të mërkurën dhe të enjten do të bëhet vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të lartpërmendura dhe obligimet e palëve për këto çështje.

“Përmes këtij njoftimi për media njoftojmë opinionin po ashtu se Marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe në Republikën e Kosovës nuk është temë e bisedimeve, fillimi i zbatimit mund të diskutohet vetëm pasi Kosova ta marrë kodin shtetëror nga ITU-ja, më 15 dhjetor 2016, në pajtim me marrëveshjen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/