Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Bagdad
137:"Iraqi demonstrators take part at ongoing anti-government protests at Tahrir Square in Baghdad, Iraq November 2, 2019. REUTERS/Saba Kareem
7:"REUTERS
03/11/2019
Protestuesit në Bagdad kanë bllokuar tërë qytetin në protestat anti-qeveritare të cilat po vazhdojnë që nga 1 tetori.
Më shumë se 250 persona janë vrarë në përleshjet me forcat policore që nga fillimi i protestave kundër korrupsionit.
Javën e kaluar, presidenti i vendit Barham Saleh tha se kryeministri Adel Abdul Mahdi do të mund të jep dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij.
Të dielën, protestuesit bllokuan rrugët kryesore të kryeqytetit irakian.
Ata po kundërshtojnë “dështimin e kryeministrit për uljen e papunësisë, korrupsionin endemic dhe shërbimet e dobëta publike”. /REL/


