Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë negociatat mes Monzës dhe Atalantës për Berat Gjimshitin

2022/01/GetPaidStock.com-61e0423356c54.jpg
193:"Juventus Fc - Atalanta Bc Berat Djimsiti of Atalanta Bc celebrates at the end of the Serie A match between Juventus Fc and Atalanta Bc. Torino Allianz Stadium Italy Copyright: xMarcoxCanonierox
28:"imago images/Marco Canoniero

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta pas shtatë viteve qëndrim në Bergamo.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka qenë për dy vite i huazuar gjatë kësaj kohe fillimisht te Avellino e pastaj te Benevento në sezonet 2016-17 dhe 2017-18.

Por në pesë vitet e fundit ai ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga shtyllat e mbrojtjes së Atalantës deri në sezonin aktual ku pas një lëndimi të rëndë humbi edhe vendin e titullarit.

Monza po mundohet ta bind Atalantën për ta lënë të lirë Gjimshitin i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Gian Pierro Gasperini.

Adriano Galliani e vlerëson shumë mbrojtësin shqiptar dhe Calciomercato ka raportuar se bisedimet mes palëve janë duke vazhduar.

Monza po e kërkon huazimin e shqiptarit deri në verë me opsion blerje në rast qëndrimit në Serie A.

Gjithsesi drejtuesit e klubit zikaltër ende nuk janë të sigurt për ta lënë të lirë të largohet shqiptari pa gjetur një zëvendësues për të.

29-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Atalantën, ku në total në këmbët e tij ka 344 minuta. /Telegrafi/