Vazhdojnë inspektimet sanitare në lokalet e ndryshme në Mitrovicën Veriore
28/03/2025
Janë duke vazhduar inspektimet sanitare në lokale të ndryshme në Mitrovicën Veriore.
Sipas njoftimti të Komunës, kjo po bëhet për të siguruar kushtet optimale higjeno-sanitare, shkruan Telegrafi.
Bëhet e ditur se gjatë kontrolleve, është vlerësuar niveli i pastërtisë, respektimi i rregullave shëndetësore dhe kushtet e përgjithshme të punës.
Tutje thuhet se autoritetet janë duke vazhduar ende monitorimin e bizneseve në sektorin e gastronomisë dhe shërbimeve.
“Autoritetet përgjegjëse po vazhdojnë monitorimin e bizneseve në sektorin e gastronomisë dhe shërbimeve, duke u siguruar që të gjitha aktivitetet zhvillohen në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


