Please enter at least 3 characters.

Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit - ne ishim kundër, por nuk mundem t'ia mohojmë ëndrrën   

2018/02/Mbappe.jpg
138:"during the Ligue 1 match between Metz and Paris Saint Germain or PSG held at Stade Saint-Symphorien on September 8, 2017 in Metz, France.
19:"Dean Mouhtaropoulos

Sipas zëvendës-presidentit të Monacos, Vadim Vasilyev, Kylian Mbappe zgjodhi klubin francez, Paris Saint-Germain para Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Mbappe, 19 vjeç, u transferua te PSG në huazim afatgjatë nga Monaco në muajin gusht, me një çmim të rënë dakord për 145 milionë euro, plus 35 milionë euro bonuse.

Zëvendës-presidenti i Monacos, Vasilyev ka zbuluar se reprezentuesi francezi kishte mundësinë të nënshkruante për PSG-në pse Real Madrid, me lojtarin që përfundimisht vendoi të avancoi karrierën e tij në vendin e tij të lindjes.

"Real Madridi ishte gati për të vënë të njëjtën shumë parash si PSG-ja për Kylian Mbappe", ka thënë fillimisht Vasilyev për mediumin RMC, një stacion radiofonik francez.

"Por, kjo ishte zgjedhja e lojtarit, për të shkuar në Paris".

Vasilyev gjithashtu zbuloi se edhe pse nuk ishte i kënaqur me transferimin e Mbappes tek një rival direkt, ai nuk donte t'ia mohonte lojtarit ëndrrën e tij për tu kthyer në qytetin e lindjes, Paris.

Cavani - Mbappe - Neymar, treshja vdekjeprurëse e PSG-së (Getty Images)

"Unë kam qenë gjithmonë i qartë dhe nuk do ta fsheh, por nuk më pëlqen të forcoj një konkurrent të drejtpërdrejtë", shtoi ai.

"Nuk do ta kisha bërë këtë, por unë respektova dëshirat e Kylianit dhe familjes së tij".

Duke bërë debutimin e parë në ekipin e tij për Monaco në dhjetor të vitit 2015 në moshën 16-vjeçare dhe 347 ditë, ai u bë lojtari më i ri për që luajti për klubin që nga koha e legjendës Thierry Henry.

Para se të transferohej me huazim në PSG, Mbappe luajti 41 ndeshje në Ligue 1 për Monacon, duke shënuar 16 gola.

Futbollisti i ri ka luajtur 17 ndeshje të ligës për PSG-në deri tani këtë sezon, duke shënuar nëntë gola duke ndihmuar në zhvillimin e një sulmi vdekjeprurës së bashku me Edinson Cavanin dhe Neymarin. /Telegrafi/