VARRI DHE TRËNDAFILI
Victor Hugo (1802-1885)
13/11/2025
Poezi nga: Victor Hugo
Përktheu: Alfred Kola
Varri i thotë trëndafilit:
- Me lotët që të njom agimi,
Çfarë bën, o lule e dashurisë?
Trëndafili varrit i thotë:
- Ç’bën ti me kë bie në gropë
Në honin e përjetësisë?
Thotë trëndafili: - O varr i zi,
Prej lotëve, në hije, tek rri
Bëj aromë me qelibar e mjaltë.
Thotë varri: - O lule në vajtim,
Prej çdo shpirti që te unë mbërrin
Bëj një engjëll për qiellin e pamatë!


