Varhelyi: Ballkani duhet ketë qasje të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19
130:"Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session
20:"Vincent VAN DOORNICK
25/01/2021
Në luftën kundër COVID-19 Bashkimi Evropian u qëndron pranë partnerëve të tij në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon.
Kështu ka deklaruar komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmes një shkrimi në Twitter, pas njoftimit se ishte i pranishëm në Këshillin Evropian.
”BE u qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër coronavirusit”, shkruan Varhelyi.
”Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë të vaksinave në Ballkanin Perëndimor dhe rajon”, shton ai.
”Nënvizova gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalnyi”, përfundon Varhelyi. /Telegrafi/


