Varfëria e Maqedonisë në numra
"Finance Think" ka publikuar disa statistika në lidhje me varfërinë e Maqedonisë. Në këto statistika mund të shihet se varfëria në Maqedoni është e madhe, edhe përkundër infromacioneve se rroga e paguar neto gjatë dhjetë viteve të fundit ka shënuar rritje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë i keni disa statistika sa i përket varfërisë në Maqedoni:
- 43% e të punësuarëve marrin rrogë më pak se 12 mijë denarë
- gjysma e të punësuarëve marrin rrogë prej 12 mijë deri 25 mijë denarë
- vetëm 8% e të punësuarëve marrin rrogë mujore prej 25 mijë denarë
- mesatarisht shkupjanët marrin 38,744 denarë në muaj
- banorët e rajonit verilindorë marrin 22,201 denarë në muaj
- 22,1% e qytetarëve të Maqedonisë janë të varfër dhe jetojnë me më pak se 7,200 denarë në muaj
- çdo i treti fëmijë në Maqedoni është i varfër
- çdo e dyta familje me tre ose më shumë fëmijë jeton në varfëri
- 26,3% e qytetarëve nuk mund ta ngrohin shtëpinë e tyre
- 70,6% nuk mund të kenë pushim vjetor as së paku një javë
- 10,9% nuk kanë mundësi ta vizitojnë mjekun kur kanë nevojë
- 40,3% nuk mund t'i paguajnë faturat komunale
- 14,4% jetojnë në kushte të tmerrshme (dritare të thyera, çati që rrjedhin, mure të lagura)./Telegrafi/


