Vanesa Sono flet për herë të parë për ndarjen nga Indri
Këngëtarja dhe ish-konkurrentja e Ferma VIP 3, Vanesa Sono, ka folur për herë të parë rreth raportit të saj me Indri Shirokën dhe mënyrën se si përfundoi kjo histori.
Në një intervistë për emisionin “Prive” në Klan Kosova, ajo rrëfeu pa rezerva për lidhjen e tyre, duke treguar nëse gjithçka që publiku pa ishte reale dhe se si e përjetoi eksperiencën brenda fermës.
Vanesa theksoi se gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e formatit ka qenë e sinqertë në ndjenjat dhe deklaratat e saj.
“Për sa kohë kam qenë brenda, kam qenë e sinqertë dhe çdo gjë që kam folur ka qenë e sinqertë. Edhe pas daljes sime vazhdoj të mendoj të njëjtat gjëra, por ishte vendimi i tij ta mbyllte historinë, në mënyrën se si e mbylli”, theksoi mes tjerash.
Aktori e mbylli lidhjen me Vanesën gjatë një transmetimi live, duke i shënuar një letër.
Artistja gjithashtu bëri të njëjtën gjë me ish-partnerin e saj, duke e lënë për Indrin.
Siç u pa, ngjarja është përsëritur edhe pse nuk pritej një gjë e tillë. /Telegrafi/


