Please enter at least 3 characters.

Vanesa rikthen në vëmendje historinë me Indrin përmes këngës së re?

Foto: Instagram/TikTok

Ish-konkurrentja e spektaklit televiziv, Ferma VIP, Vanesa Sono, ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve me një paralajmërim për projektin e saj më të ri muzikor.

Përmes një videoje të publikuar në TikTok, artisja ka ndarë një fragment të këngës që pritet të publikohet së shpejti, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin e shkurtër: “Së shpejti”.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nuk është njoftimi i këngës, por mesazhi që përcjell teksti i saj.

Vanesa Sono

Vargjet e publikuara kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës besojnë se projekti i ri mund të jetë frymëzuar nga marrëdhënia e saj me Indrin.

Në pjesën e zbuluar të këngës dëgjohen vargje që flasin për zhgënjim, dyshime dhe ndjenja të lënduara, elemente që sipas komentuesve përkojnë me zhvillimet e fundit mes dyshes pas përfundimit të eksperiencës në Ferma VIP.

Historia e Vanesës dhe Indrit tërhoqi vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tyre në fermë, ndërsa pas daljes së saj nga spektakli, raporti mes tyre mori një tjetër drejtim.

Indri deklaroi publikisht se nuk e kishte ndjerë mungesën e Vanesës gjatë kohës që ajo ishte jashtë, ndërsa më vonë i dha fund lidhjes përmes një letre të lexuar gjatë një spektakli.

Për momentin, Vanesa nuk ka dhënë asnjë koment nëse kënga lidhet drejtpërdrejt me këtë histori personale. /Telegrafi/