Please enter at least 3 characters.

Valverde: Nuk jemi ende në gjysmëfinale, preferoja fitore me tjetër rezultat

2018/04/Valverde-e1522911602250.jpg
278:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 04: Ernesto Valverde, coach of Barcelona gives his team instructions during the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between FC Barcelona and AS Roma at Camp Nou on April 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)
12:"Getty Images

Ernesto Valverde ka folur pas ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve që Barcelona e fitoi në shtëpi ndaj Romës.

Barcelona e ka fituar takimin e parë ndaj Romës me rezultat 4-1, por Valverde e bëri të qartë se ekipi i tij ende nuk e ka siguruar kualifikimin dhe do të has në vështirësi në ndeshjen kthyese.

"Nuk jemi në gjysmëfinale ende, absolutisht jo", ka thënë fillimisht Valverde në një konferencë për shtyp.

"Është një rezultat i mirë, por kam preferuar fitoren 3-0 në vend të 4-1".

FC Barcelona është me një këmbë në gjysmëfinale (Getty Images)

"Ata treguan veten që janë një ekip i madh. Ne tani kemi lojën kthyese dhe shumë më tepër pengesë për të kapërcyer".

"Ne ishim shumë të nxituar në përpjekjen për të kaluar presionin e tyre. Loja ishte e gjallë dhe ata treguan se kanë lojtarë cilësorë".

"Pjesa e dytë ishte më e hapur dhe i ndëshkuam me disa lëvizje. Ata shënuan kundër nesh, por për fat të mirë ne shënuam të katërtin".

"Tripleta? Kam dyshime, sepse e shoh sa e vështirë është për ne të fitojmë ndeshje, si dhe nivelin e ekipeve me të cilat po përballemi. Unë nuk jam duke menduar përtej ndeshjes së ardhshme", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/