Please enter at least 3 characters.

Valire Haxhijaj i bashkohet Dafina Zeqirit në skenë, videoja e tyre bëhet virale në rrjete sociale

2023/12/collage-22-scaled.jpg

Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Këngëtarja e njohur ka performuar së fundmi në një nga klubet në Kosovë.

Asaj në skenë i është bashkuar aktorja tashmë e famshme, Valira Haxhijaj - Zeneli.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo ka interpretuar një nga projektet e famshme të artistes, ku edhe në një moment ka sharë.

Kjo video është bërë virale dhe është shpërndarë tashmë në të gjitha rrjetet, gjegjësisht në TikTok.

Foto: Screenshot/TikTok

Valirja më shumë këtë kohë mori vëmendje nga bashkëshorti i saj, Besart Zeneli, pas paraqitjes në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo u largua këtë javë pas një qëndrimi prej 57 ditëve në shtëpinë më të famshme. /Telegrafi/