Please enter at least 3 characters.

Valdrin Haliti nga Ferizaj rikonfirmohet nga Apple për kontributin në sigurinë kibernetike

I riu nga Ferizaj, Valdrin Haliti, është rikonfirmuar në listën zyrtare të gjigandit teknologjik Apple, për kontributin e tij në raportimin e problemeve të sigurisë në serverët e kompanisë.

Pas një periudhe të gjatë verifikimesh teknike dhe identifikimit të detajuar të çështjeve të raportuara, Apple ka njohur dhe vlerësuar punën e tij, duke e përfshirë emrin e Halitit për herë të dytë në faqen zyrtare të saj.

“Siguria kibernetike është pasion imi dhe vlerësimi zyrtar i Apple, për herë të dytë, është motiv i madh për mua t’i vazhdoj hulumtimet e mëtejshme me përkushtim,” tha Haliti.

Ai ka theksuar se ky sukses nuk është vetëm i tij personal, por një arritje që i takon të gjithë vendit, pasi si shtetas i Republikës së Kosovës është ranguar mes pak ekspertëve të shquar të teknologjisë në botë.

Haliti, i cili prej kohësh merret me hulumtime në fushën e sigurisë kibernetike, konsiderohet një ndër të rinjtë më premtues dhe një shembull frymëzimi për gjeneratat e reja që aspirojnë karrierë në teknologji.