US Open, fitore për favoritet
Për pasojë, asnjë surprizë në ndeshjet e radhës, ku të gjithë tenistët “vip” kanë fituar pa probleme dhe kanë avancuar në turin e dytë të Grand Slamit amerikan.
E nis mbarë aventurën e saj në US Open numri 2 në botë, rumunja Simona Halep, që fitoi me lehtësi 2-0 ndaj zelandezes Marina Erakovic. Kjo e fundit u tërhoq në setin e dytë, pasi u dëmtua.
Nuk zhgënjen as danezja Caroline Wozniacki, numri 4 në botë, që mposhti 2-0 amerikanen Jamie Loeb (6-2, 6-0), duke patur epërsi në lojë, transmeton Telegrafi.
Edhe çekja Petra Kvitova avancon më tej, pas fitores 2-0 (6-1, 6-1) ndaj gjermanes Laura Siegermund.
Viktoria Azarenka e Bjellorusisë eliminoi çeken Lucie Hradacka, në një ndeshje që pritej të ishte e fortë, por Azarenka pati epërsi dhe fitoi me lehtësi 2-0.
Avancon më tej edhe tenistja gjermane Angelique Kerber, që fitoi 2-0 ndaj rumunes Alexandra Dulgheru, ndërsa gjermania tjetër Andrea Petkovic mposhti 2-1 francezen Caroline Garcia.
Fiton edhe spanjollja Garbine Muguruza, që mundi Carina Witthoeft të Gjermanisë me shifrat 2-0. /Telegrafi/


