Please enter at least 3 characters.

"Urime nga një tifoz i Evertonit" - ambasadori O'Connell e uron Liverpoolin për triumfin në LK

2019/06/Liverpoolfestaoconell.jpg

Edhe pse një tifoz i Evertonit, Ruairi O'Connell ka treguar anën sportive duke e uruar rivalin e qytetit, Liverpool, për suksesin në Ligën e Kampionëve.

Redsat e mposhtën Tottenham Hotspurin me rezultat 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Wanda Metropolitano në Madrid.

Ndërkaq, një urim të veçantë Liverpooli e ka marrë edhe nga një tifoz i Evertonit - që është ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë.

"Urime Liverpool nga tifoz i Evertonit. Britania qendër i botës sportive", ka shkruar O'Connell në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, ky është trofeu u gjashtë i Liverpoolit në garën më të madhe evropiane për klube, ndërsa për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2005. /Telegrafi/