UNMIK: Zgjedhje të pavlefshme, por që nuk do të parandalohen me forcë
07/05/2008
Në konferencën e rregullt për media, zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexandër Ivanko ka theksuar se ka paralajmërime se do të ketë pjesëmarrje të lartë të votuesve serb në veri të Kosovës, mirëpo kjo sipas tij, nuk do të thotë se pjesëmarrja tregon vlefshmëri.
Ivanko ka thënë se askush nuk dëshiron që mbajtja e këtyre zgjedhjeve të ndalohet me forcë. “Nuk mund të jetë një ide e përkryer që të parandalohen këto zgjedhje me forcë, mendoj se askush nuk do ta dëshironte këtë”, theksoi ai.
Ne, shtoi ai, kemi deklaruar se këto zgjedhje janë jolegjitime dhe të pavlefshme. “Për këtë qëndrim të qartë politik ne e kemi informuar edhe qeverinë e Kosovës dhe e kemi përkrahjen e qeverisë dhe shumicës së palëve ndërkombëtare”, deklaroi Ivanko.


