Please enter at least 3 characters.

Unitedi pas zëvendësuesit të David De Gea

2016/01/unitedi-pas-z-euml-vend-euml-suesit-t-euml-david-de-gea_hd.jpg

“Djajtë e Kuq” janë duke menduar të gjejnë një portier cilësor, i cili është i aftë të zëvendësojë David de Gean që pritet të largohet në drejtim të Real Madridit.

Edhe pse trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino nuk dëshiron ta shesë portierin francez pasi ai është një ndër shtyllat e ekipit të tij, 'Fichajes.net' raporton se United është duke përgatitur një ofertë që zyrtarët e Spursave vështirë se do ta refuzonin.

Lloris pëlqehen shumë nga Louis van Gaal dhe në ditët e ardhshme pritet që ai të dërgojë drejt Londrës një grup që të fillojnë edhe hapat zyrtarë. /Telegrafi/