Please enter at least 3 characters.

Unitedi nuk këndellet, barazon me Southamptonin

2018/12/Soares.jpg
283:"SOUTHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 01: Cedric Soares of Southampton scores his team's second goal during the Premier League match between Southampton FC and Manchester United at St Mary's Stadium on December 1, 2018 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Southamptonin në udhëtimin e tyre të vlefshëm për javën e 14-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshje u përshkrua me lojë të hapur dhe të mirë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të shënojnë nga dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 13-të dhe ishte Stuart Armstrong, i cili kaloi vendasit në epërsi 1-0 pas asistimit të Michael Obafemi.

Armstrong hapi serinë e golave (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas vetëm shtatë minutave, Southamptoni arriti të shënojë edhe golin e dytë dhe ishte portugezi Cedric Soares, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Soares shënoi një supergol (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Goli i dytë tundi Djajtë e Kuq, të cilët u vërsulen në sulm dhe në minutën e 33-të arritën të ngushtojnë rezultatin 2-1 me anë të Romelu Lukakut, i cili shënoi pas asitimit të Marcus Rashford.

Lukaku ngushtoi epërsinë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Rashford ishte vendimtar edhe tek goli i 2-2 pasi në minutën e 39-të shërbeu mirë Ander Herreran që shënoi një gol të bukur me thembër për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat portat mbeten të paprekura dhe në fund ndeshja përfundoi me barazim 2-2.

Herrera shënoi gol me thembër (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Unitedi ka 22 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Southamptoni renditet në pozitën e 18-të me nëntë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq e presin Arsenalin, ndërsa Southamptoni udhëton te Tottenhami. /Telegrafi/

https://twitter.com/SCPJohnny/status/1068926512739565568

https://twitter.com/ManUnitedZone_/status/1068930136781848576

https://twitter.com/UnitedBrasil_/status/1068934595297624065