Please enter at least 3 characters.

Unitedi kontakton Simeonen për sezonin e ri

2019/01/Simeone-Atletico.jpg
265:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 06: Diego Pablo Simeone of Club Atletico de Madrid reacts during the La Liga match between Sevilla FC and Club Atletico de Madrid at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on January 06, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi thuhet se i është afruar trajnerit të Atletico Madridit, argjentinasit Diego Simeone.

Djajtë e Kuq janë ende në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm dhe gjatë ditëve të fundit janë përmendur shumë emra.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Unitedi tani i është ofruar Simeones për ta  bërë atë menaxherin e tyre të ri.

Trajneri i Atleticos është në një listën e ngushtë të kandidatëve të hartuar nga drejtuesit e Unitedit, të cilët kërkojnë pasardhësin afatgjatë të Jose Mourinhos.

Diego Simeone (Foto: Getty Images/Guliver)

Argjentinasi aktualisht është në bisedime me Atleticon Madridin për zgjatjen e kontratës së tij, i cili përfundon edhe 18 muaj.

Por, kjo nuk i ka ndaluar ndërmjetësit që pretendojnë të punojnë në emër të kampit të Unitedit për ta kontaktuar Simeonen për punën e trajnerit në Old Trafford.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, gjithashtu thuhet se është në listën e ngushtë të Unitedit për trajnerin e sezonit të ardhshëm.

Por, Djajtë e Kuq do të duan të marrin në konsideratë çdo opsion në dispozicion të tyre dhe njëri nga ta gjithashtu mendohet të jetë trajneri i Anglisë, Gareth Southgate. /Telegrafi/