Please enter at least 3 characters.

Unitedi kërkon një tjetër mbrojtës, pasi ekziston shqetësimi për formën e Lindelof

2020/05/VictorLindleof-2-e1589054452306.jpg
292:"WATFORD, ENGLAND - DECEMBER 22: Victor Lindelof of Manchester United reacts to a challenge by Troy Deeney of Watford during the Premier League match between Watford FC and Manchester United at Vicarage Road on December 22, 2019 in Watford, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi planifikon të transferojë një qendërmbrojtës të ri gjatë verës, në mënyrë që t’i konkurrojë Victor Lindelofit.

25-vjeçari ka munguar vetëm në tri ndeshje të Ligës Premier këtë sezon duke formuar një partneritet relativisht solid me Harry Maguire.

Ndërsa në total, prej se u transferua nga Benfica në fillim të sezonit 2016/2017, ai ka regjistruar më shumë se 100 paraqitje për Djajtë e Kuq.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, sipas ESPN, ka dyshime për formën e suedezit, prandaj Ole Gunnar Solskjaer dëshiron t’i krijojë konkurrencë në mënyrë që të angazhohet më shumë.

Një shënjestër e mundshme është Mohammed Salisu i Real Valladolidit, i cili ka një klauzolë prej 12 milionë eurosh. Transferimi i tij do të thoshte se Marcos Rojo dhe Chris Smalling do të largoheshin përgjithmonë. /Telegrafi/