Please enter at least 3 characters.

Unitedi fiton me vështirësi ndaj Evertonit

2018/10/Man-Utd-1.jpg
325:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 28: Anthony Martial celebrates with teammates Nemanja Matic and Juan Mata after scoring his team's second goal during the Premier League match between Manchester United and Everton FC at Old Trafford on October 28, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të ciëlt përveç rasteve dhe posedimit të topit, arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 27-të të ndeshjes, ku Paul Pogba shënoi për 1-0, pas një topi të kthyer nga penalltia e pritur nga portieri i Evertonit.

Festa e Pogbas pas golit të shënuar (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat dhe po të dyja arritën ta tundin nga një herë rrjetën.

Të parë që gjetën golin në këtë pjesë ishin përsëri vendasit, ku në minutën e 49-të ishte Anthony Martial, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 2-0.

Martial shënoi një gol të bukur (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 77-të të ndeshjes Evertoni arriti të ngushtojë epërsinë në 2-1 me anë të Gylfi Sigurdsson, i cili u tregua i saktë nga pikë e bardhë dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Sigurdsson u tregua i saktë nga pika e bardhë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e tetë me 17 pikë, ndërsa Evertoni renditen një vend më poshtë më dy pikë më pak.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq luajnë në udhëtim te Bournemouthi, ndërsa Evertoni e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_2019/status/1056602724840595458