United mposht Baselin, e feston me fitore kthimin në Ligën e Kampionëve (Video)
29:"© GRAHAM CHADWICK/DAILY MAIL
12/09/2017
Manchester United ka arritur të shënojë fitore kundër Baselit me rezultat 3-0.
Djajtë e kuq shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesëne dytë.
Fellaini shënoi golin e parë në minutën e 35-të pas një goditje me kokë.
Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë menjëherë shënoi Lukaku që ngriti epërsinë në 2-0.
Rezultatin në 3-0 e ngriti Rashford që shënoi në minutën e 84-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Benfica ka pësuar humbje nga CSKA si mysafir me rezultat 2-1.
United dhe CSKA e udhëheqin grupin me nga tri pikë, ndërsa pa pikë janë Benfica dhe Basel. /Telegrafi/
https://twitter.com/fedogs/status/907703519402184704
https://twitter.com/fedogs/status/907704130969501705


