Please enter at least 3 characters.

Unikkatil emocionon me statusin për vëllanë e ndjerë, i dedikon edhe një këngë

Reperi i njohur Unikkatil ka prekur ndjekësit me një rrëfim emocional, teksa ka bërë të ditur se vëllai i tij i ndjerë, për çdo ditëlindje, i kërkonte vetëm një gjë: një këngë.

Pikërisht për këtë arsye, artisti ka vendosur që edhe këtë herë ta mbajë gjallë traditën e tyre, duke realizuar një këngë të re kushtuar vëllait, të cilën pritet ta publikojë pak para mesnatës.

Lajmin Unikkatil e ka ndarë me publikun përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ku shprehet se kënga është përgatitur si dhuratë ditëlindjeje, duke lënë të kuptohet se, edhe pse vëllai nuk është më fizikisht pranë, ai beson se “shpirti i tij e ka dëgjuar”.

“Çdo ditëlindje vëllau i êm më ka kërku vetëm kôngë. Shpirti i tij e ka ndi këtë kong që e bona për ditëlindje amo sonte para mesnatës e ndini edhe ju. Happy birthday my one and only!”, ka shkruar ai.

Ky postim është pritur me shumë reagime dhe komente nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar reperin për ndjeshmërinë dhe mënyrën se si e shndërron dhimbjen në art.

Tashmë, ndjekësit e tij po presin publikimin e këngës së re, e cila pritet të jetë një prej dedikimeve më personale të Unikkatilit. /Telegrafi/