Please enter at least 3 characters.

“Unë dhe miku im i ngushtë”, Morena sjell poza me qenin nga vetura superluksoze

2021/02/130557364_405716420849129_3212952552094901308_n-e1612713619776.jpg

Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është shumë aktive në rrjete sociale.

Përpos kësaj, kohëve të fundit aktivitet të madh ka treguar edhe sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Ndërkohë, në një postim në Instagram, ajo ka sjellë poza atraktive derisa pozonte nga vetura superluksoze.

Morena është parë e veshur në të kaltër, ndërsa mori poza tërheqëse duke pasur qenushin e saj në krah.

“Unë dhe miku im i ngushtë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Kësaj radhe ajo u shfaq më ndryshe, pasi flokëve brune u kishte shtuar edhe balluke, kurse për makijazh shkoi me ngjyra më të errëta.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme (e diel) ajo do të lansojë këngën e re, në bashkëpunim me Feron. /Telegrafi/