Please enter at least 3 characters.

Umtitit i rikthehet lëndimi, nuk udhëton në Pragë

2019/10/SamuelUmtitbarca1-e1571761333377.jpg
253:"EIBAR, SPAIN - OCTOBER 19: Samuel Umtiti of FC Barcelona arrives to the stadium during the Liga match between SD Eibar SAD and FC Barcelona at Ipurua Municipal Stadium on October 19, 2019 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Samuel Umtiti dhe Sergi Roberto janë lënë jashtë skuadrës së plotë të Barcelonës për ndeshjen e të mërkurës kundër Slavia Pragës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi u kthye në aksion gjatë fundjavës kundër Eibarit në mungesë të Gerard Pique dhe kjo ishte ndeshja e parë e sezonit për të.

Mirëpo, duket se lëndimi në gju është rikthyer dhe ai do të mungojë sërish, duke mos qenë në gjendje të luajë të mërkurën mbrëma.

Samuel Umtiti (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Umtiti zhvilloi vetëm 14 ndeshje në La Liga në edicionin e kaluar, ndërsa kishte shkuar në Doha të Katarit për t'u shëruar, ashtu që Clement Lenglet ia kishte zënë vendin e startuesit. Dhe problemet e vazhdueshme me lëndim do të thonë se qëndrimi i 25-vjeçarit në Camp Nou është në rrezik.

Skuadra e plotë e Barcelonës: Ter Stegen, N. Semedo, Pique, I. Rakitic, Sergio, Todibo, Arthur, Suarez, Messi, O. Dembele, Neto, Lenglet, M. Wague, Griezmann, Jordi Alba, F. De Jong, Vidal, Junior, Inaki Pena, Ansu Fati.

/Telegrafi/