Please enter at least 3 characters.

Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 2 cent më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të derivateve të naftës për periudhën 31 maj – 1 qershor 2026, ku vërehet një ulje e lehtë e çmimeve krahasuar me ditën paraprake.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet e reja janë: Nafta (dizel): 1.50 euro/litër (ulje prej 2 centësh), Benzina: 1.42 euro/litër (ulje prej 1 centi) dhe Gasi: 0.73 euro/litër (ulje prej 1 centi)

Nga ministria është bërë e ditur se këto çmime vlejnë për të dielën dhe të hënën, ndërsa hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Vendimi është marrë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në kuadër të përditësimit të rregullt të çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës në treg.

Qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë. /Telegrafi/