Ukrainë: Dënohet ish gjenerali i policisë për vrasje të gazetarit
29/01/2013
Pikach gjithashtu është detyruar që të degradohet. Gongadze, i cili kishte raportuar për korrupsion të nivelit të lartë, ishte kidnapuar në shtator të vitit 2000, ndërsa trupi i tij i pa jetë u gjet në periferi të Kievit, transmeton Rel.
Më parë, presidenti i atëhershëm Leonid Kuchma ishte akuzuar për përfshirje në këtë vrasje duke u bazuar në audio-regjistrimet të bëra fshehurazi në zyrën e tij në të cilën ai dyshohet se komplotoi kundër gazetarit.
Prokurorët gjatë vitit 2011, akuzuan Kuçman për përfshirje në rastin, por një gjykatë muaj më pas kishte rrëzuar këto akuza.
Pukach tha se ai do të pranojë vendimin e gjykatës vetëm në rast se Kuçma dhe të tjerët përballen njësojë si ai me gjykimin në fjalë. /Telegrafi/


