Ukrainasit publikojnë detaje të operacionit sekret: E kemi goditur rëndë njësinë e Kadyrovit
Në një operacion të përgatitur dhe të zbatuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), janë zbuluar detaje të një aksioni të quajtur “Rrjeta e Merimangës”.
Operacioni është përgatitur për rreth një vit e gjysmë dhe është konsideruar si një nga më të sofistikuarit gjatë luftës.
Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë operacionit janë përdorur dronë FPV të fshehur në struktura druri të vendosura në kamionë, të cilët janë futur në territorin rus.
Në momentin e duhur, çatitë e këtyre strukturave janë hapur nga distanca dhe dronët janë lëshuar drejt bazave ushtarake ruse.
Ukraina pretendon se në këtë operacion janë goditur disa objektiva ushtarake dhe është shkaktuar dëm i konsiderueshëm, përfshirë edhe njësi të lidhura me forcat e Ramzan Kadyrovit.
Sipas burimeve ukrainase, operacioni është koordinuar në nivele të larta dhe është pjesë e një serie aksionesh të fshehta kundër objektivave ushtarake ruse. /Telegrafi/


