Please enter at least 3 characters.

Uki publikon projektin e ri muzikor “Delet”

2020/12/famous_uki_129032619_377648260200428_5667698752997634352_n-e1607081808890.jpg

Ai është njëri ndër rep-artistët që ka arritur të jetë mjaft i dashur për publikun shqiptarë.

Bëhet fjalë për Ukin, i cili në rrjete sociale është mjaft aktiv duke ndarë imazhe nga përditshmëria e tij.

Në një postim të fundit në Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar projektin më të ri muzikor.

“Delet” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producentja Lisa Kida.

Kësaj radhe për melodinë dhe tekstin e prodhimtarisë muzikore ka punuar Skivi, emër ky mjaft i lakuar në faqet rozë.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të lansimit, “Delet” është pëlqyer nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/