Please enter at least 3 characters.

“UKA” - një homazh për dajën, një elegji për njeriun

2018/09/Uka1.jpg

Diku e dikur në Dukagjin, ka jetuar Uka, një njeri i rëndomtë, që nuk lakmonte të huajën, që nuk ia mendonte askujt të keqen. Ai ishte asket i kohëve moderne, model i nderit dhe i moralit. Por, jeta e shpërbleu me vuajtje dhe dhembje...

Kënga që i dedikohet atij, “UKA”, është finalizuar më 2010, por për herë të parë është e qasshme tash, për secilin që ka dëshirë ta dëgjojë. Muzika, teksti dhe aranzhmani janë bërë nga Agron Shala. Këtë këngë Shala ia dedikon dajës së tij - Ukës së urtë, të ndershëm e të pafat. Në vokale janë BB Poqi dhe Ismet Azemi. Ndërsa, në kitarë është MV Muha, që po ashtu ka bërë miksin dhe postproduksionin e këngës.

“Uka” është jo veç një shprehje e respektit për dajën, po edhe një elegji për njerëzit e virtyteve, homazh për të ndershmin - të rëndomtët e heshtur. Mbi të gjitha, është një thirrje për të reflektuar për jetën, nderin, moralin... për njeriun!

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën dhe ta lexoni tekstin. /Telegrafi/

UKANë ballë të oxhakut,qyqevetëmka mbet.Në odën e madhe,s’ka sofëras fjalë,veç kujtimepër njerëzit e vdektë.Shikon në dritare,e në frengji,dhe kohën e ndalnë legjendat që i blinin -njerëzite ngratë.Çdo gur në kullë,çdo shkallë e kalburështë plagë dhe barrënë trupin e tij.Mëkatet e brezavevetëm ai i lan,e ai nuk e dinse nuk di dredhi.Prapa derës së mbyllur,vuan e duron,vazhdon të ëndërrojëai është i shenjtë -armiki shpirtit të tij.I pastër ishe,në baltë sharrove,jetove urtë,urtësia të mungonte,hije kërkove,terri të gjeti,u shfaqe mes nesh -për t’u qarëDurove,s’mashtrove,dëgjove,nuk fole,vuajte,s’tradhtove,shihje,s’lakmove,mendove,nuk dite,rrite,nuk prite,ece,s’jetove,përcolle,ike,shpëtove.N’çdo gurë në kullë,n’çdo shkallë të kalbur,në derën e mbyllur,e odën e zbrazët.Në çdo dritare,e çdo frëngji,je një kujtim,për t’u qarë.