Please enter at least 3 characters.

"Ujk", publikohet nga Genc Prelvukaj

2020/11/Screenshot_13-4.png

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, ka publikuar këngën e tij të tretë nga albumi i ri “Gentivs II”.

“Ujk” mban titullin projekti i ri, i cili vjen i shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Tekstin dhe producimin e ka bërë vet këngëtari, ndërsa kjo u realizua po ashtu nga “Black Fish Entertainment”.

Foto: YouTube

Projektin tashmë e gjeni të lansuar në platformën YouTube dhe besohet se do mirëpritet edhe nga publiku.

Kjo ndërkohë vjen pas projekteve "Mungon" dhe "Bekim", të cilat po ashtu janë pjesë e albumit të tij të ri.

Genci përndryshe pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor dhe tashmë ka arritur të fitojë fansa të shumtë gjithandej. /Telegrafi/