Please enter at least 3 characters.

Uji vërshon rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, vështirësohet qarkullim

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të ujit në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Niveli i ujit në këtë segment rrugor ka krijuar pengesa për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, ndërsa situata ka ndikuar në zhvillimin normal të qarkullimit.

Qytetarët kanë kërkuar kujdes gjatë kalimit në këtë zonë, veçanërisht gjatë vazhdimit të reshjeve, për shkak të mundësisë së rritjes së nivelit të ujit.

Ekipet përgjegjëse pritet të intervenojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë pjesë të qytetit. /Telegrafi/