Please enter at least 3 characters.

Uji në Shkup është i sigurt për pije

2023/01/uji-ne-gote.jpg

Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat laboratorike të NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimet".

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 27 deri më 31 mars ka marrë 188 mostra për fizike-kimike dhe 188 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 39 vende të qytetit të Shkupit.

Në përputhje me rezultatet e mara nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", thonë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimet./Telegrafi/