Please enter at least 3 characters.

Uji në Gostivar është i sigurt për pije

2024/09/zyrtare-uji-i-uj-euml-sjell-euml-sit-t-euml-mitrovic-euml-s-euml-sht-euml-plot-euml-sisht-i-pijsh-euml-m_hd.jpg

NP "Komunalec" njofton se uji në qytetin e Gostivarit është i sigurt për pije.

"Sipas informacionit të analizave nga laboratori i Institucionit për Shëndet Publik - Shkup mbi gjendjen bakterologjike dhe fiziko-kimike të ujit, është konfirmuar se uji në qytetin tonë është i sigurt për pije", thuhet në njoftimin e NP "Komunalec" - Gostivar.

Para disa ditëve nga "Komunalec" njoftuan se uji në qytetin e Gostivarit nuk është i sigurt për pije dhe u rekomanduan qytetarëve që të mos e konsumojnë./Telegrafi/