Please enter at least 3 characters.

UEFA zgjedh 10 golat më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve, goli i Ronaldos ndaj Juventusit lë mbrapa të gjithë

2018/05/Ronaldo-Real.jpg
147:" during the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between Juventus and Real Madrid at Allianz Stadium on April 3, 2018 in Turin, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Vëzhguesit teknikë të UEFA-s i kanë zgjedhur dhjetë golat më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, ku i pari është cilësuar ai i Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit.

Sezoni 2017/18 i Ligës së Kampionëve ka përfunduar në mbrëmjen e së shtunës në finalen e madhe të zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit.

Në atë finale ishin Real Madridi që fitoi ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1, duke u fituar trofeun për herë të tretë radhazi.

Edhe në këtë sezon u shënuan shumë gola të bukura që rrallë shihen në fushat e blerta dhe njëri ndër ta ishte ai i Gareth Bale në finale ndaj Liverpoolit.

Gareth Bale (Getty Images)

Megjithatë, për stafin e UEFA-s ky gol ishte vetëm i dyti, pasi i pari u votua goli i Ronaldos në gjysmëfinale ndaj Juventusit.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Në pozitën e tretë u zgjodh goli i Gonzolo Higuain ndaj Tottenhamit, ndërsa nuk munguan as gola tjerë të bukur si ai i Antoine Griezmann ndaj Romës dhe i Edin Dzekos ndaj Liverpolit.

Stafi i vëzhguesve teknik të UEFA-s ishte i përbërë nga Jerzy Engel, Thomas Schaaf Mixu Paatelainen, Peter Rudbaek, Cristian Chivu dhe David Moyes.

Më poshtë keni të gjithë 10 golat më të mirë të zgjedhur nga UEFA. /Telegrafi/1.Cristiano Ronaldo (Juventus 0-3 Real Madrid)

2.Gareth Bale (Liverpool 1-3 Real Madrid)

3.Gonzalo Higuaín (Juventus 2-2 Tottenham)

4.Antoine Griezmann (Atletico 2-0 Roma)

5.Edin Dzeko (Chelsea 3-3 Roma)

6.Gareth Bale (Dortmund 1-3 Real Madrid)

7.Fred (Shakhtar 2-1 Roma)

8.Kevin De Bruyne (Manchester City 2-0 Shakhtar)

9.Lorenzo Insigne (Napoli 3-0 Shakhtar)

10.Cristiano Ronaldo (Real Madrid 3-2 Dortmund)