Please enter at least 3 characters.

UEFA nuk po mendon për shtyrjen e Kampionatit Evropian

2020/03/GettyImages-1191071261.jpg
225:"BUCHAREST, ROMANIA - NOVEMBER 30: General view of a replica trophy is seen prior to the UEFA Euro 2020 Final Draw Ceremony at the Romexpo on November 30, 2019 in Bucharest, Romania. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sipas gazetës spanjolle AS, UEFA po vazhdon të refuzojë thirrjet në rritje për të shtyrë “Euro 2020” ose të shtyjë atë për një vit për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Italia është deri më tani vendi i prekur më së keqi përjashto Kinën, por sëmundja po përhapet me shpejtësi në pjesën tjetër të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serie A është pezulluar deri më 3 prill, ndërsa ndeshjet në kampionatet franceze, spanjolle, portugeze dhe gjermane gjithashtu do të luhen pas dyerve të mbyllura.

Pamje e grupeve pas hedhjes së shortit . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Këto vende kanë shqetësime se ky sezon nuk do të mund të përfundojë me kohë.

Megjithë thirrjet nga disa vende për të vonuar “Euro 2020” përtej datës 12 qershor, apo edhe për ta transferuar atë në verën e ardhshme, UEFA mbetet e palëkundur se do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar.

Trofeu i Kampionatit Evropian (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Madje mësohet se UEFA nuk e ka ndërmend as ta hedh në votim shtyrjen e Kampionatit Evropian.

Ndeshja e parë dhe ceremonia e hapjes janë caktuar në Stadio Olimpico të Romës. /Telegrafi/