Please enter at least 3 characters.

Udhëtoi gjashtë muaj dhe pa prindër për të mbërritur në Itali, historia drithëruese e talentit të grumbulluar nga Roma për takimin me Milanin

2019/10/primavera16-1.jpg
318:"Foto Fabio Rossi/AS Roma/LaPresse 20/08/2019 Roma (Italia) Sport Calcio amchevole Roma Primavera-Trastevere - Stadio Tre Fontane Nella foto: Ebrima Darboe Photo Fabio Rossi/AS Roma/LaPresse 20/08/2019 Rome (Italy) Sport Soccer Friendly match Roma Primavera-Trastevere - Tre Fontane Stadium In the pic: Ebrima Darboe
8:"LAPRESSE

Nga refugjatë në stol te njëri nga stadiumet më legjendare në Itali dhe jo vetëm.

Fjala është për talentin nga Gambia, Ebrima Darboe i cili ka bërë ëndrrën e tij realitet, duke u grumbulluar për herë të parë nga Roma.

Mesfushori i talentuar kishte mbërritur në Itali në vitin 2017 pas një rrugëtimi të gjatë nga shteti i tij Gambia.

Darboe kishte kaluar gjashtë muaj rrugëve për të mbërritur në Sicili nga Gambia, një rrugëtim me shumë vuajtje.

Në atë kohë Darboe ishte i mitur dhe i vetëm pa prindërit e tij gjatë rrugëtimit gjashtë mujor.

Me të mbërritur në Itali ai ka stërvitur për një vit e gjysmë me të rinjtë e Romës, por pa pasur të drejtë loje për shkak disa procedurave burokratike pasi ai nuk kishte fare dokumente.

Darboe debutimin me të rinjtë e Romës s bëri vetëm në muajin janar të këtij viti, në ndeshjen ndaj Atalantës ku luajti 20 minuta.

Afrikani ngadalë e ka zënë një vend titullari tek Roma U19 dhe është bërë shumë i rëndësishëm në pozitën e mesfushorit qendror.

Në mungesë të shumtë lojtarëve të lënduar, trajneri i Romës, Paulo Fonseca e ka ftuar Darboen në ekipin e parë për ndeshjen ndaj Milanit dhe lojtari ishte në bankën rezervë.

Roma e ka shpërblyer lojtarin me një kontratë katër vjeçare, ku Darboe fiton 80 mijë euro pagë vjetore.

Djaloshi i talentuar vazhdon ta mbajë familjen e tij në Gambia me pagën te Roma, derisa në Itali shkruajnë se ai pritet së shpejti të debutoj në Serie A.

Një sakrificë e madhe, vuajtje të pafundme, por në fund gambiani ka arritur qëllimin e tij, është bërë pjesë e një klubi gjigant dhe e ardhmja është në duart e tij. /Telegrafi/