Please enter at least 3 characters.

U sulmuan me sprej dhe iu dëmtuan gomat e veturës me thikë, Policia në kërkim të të dyshuarve në Obiliq

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me sprej dy person në Obiliq.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në ora 19:25.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar me sprej nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe janë dëmtuar me thikë gomat e veturës së tyre”, thuhet në raport.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor. /Telegrafi/